Lidhje

Kosovë, kritika mbi pjesmarrjen e grave në qeveri


Kosovë, shqetësime mbi pjesmarrjen e grave në qeveri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Qeveria e Kosovës e ngritur pas një boshllëku gati tre muajsh, ka 21 ministri. Por, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga gratë. Organizatat që merren me të drejtat e grave në Kosovë thonë se kjo situatë dëshmon se përfaqësimi i grave në politikë mbetet shumë i ultë dhe pa shenja të përmirësimit.

Kosovë, shqetësime mbi pjesmarrjen e grave në qeveri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:32 0:00

Sibel Halimi, eksperte në çështjet gjinore, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se mungesa e grave në pozita vendimmarrëse është pasojë e mungesës së vullnetit të partive politike dhe kjo, sipas saj, është edhe pasqyrim i mendësisë ende patriarkale në shoqërinë e Kosovës.

“Mendoj që kjo vjen si rezultat i shumë faktorëve, një është pozita jo e fuqishme e grave në partitë politike. Thjeshtë partitë politike nuk janë të interesuara ta fuqizojnë pozitën e grave dhe kjo pastaj pasojat e veta i bartë edhe në konsolidimin edhe krijimin e ministrive të caktuara, respektivisht themelimin e qeverisë”, thotë Halimi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat për barazinë gjinore, tha se kjo çështje paraqet një sfidë të kamotshme, ndërsa u zotua se do të punojë për ndryshimin e gjendjes aktuale.

“Kam ardhë që edhe të shpreh zotimin tim por edhe të qeverisë që udhëheqi, që do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës, të barazisë gjinore, veçanërisht nga roli i ekzekutivit. Shprehi keqardhje, edhe ju kujtohet edhe në parlament sa e kam mirëprit faktin kur ishte një ministre femër, shprehi keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të përbërjes së kabinetit me femra, mirëpo kjo nuk më pengon qe me vazhdu me trajtu temën me seriozitetin më të madh”, tha Haradinaj.

Situata nuk duket ndryshe as kur flitet për pushtetin komunal zgjedhjet për të cilin pritet të mbahen më 22 tetor. Valmir Elezi, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se është respektuar kuota prej 30 për qind të përfaqësimit të grave në listat zgjedhore të partive politike.

“Sipas të dhënave nga numri i përgjithshëm prej rreth 7 mijë kandidatësh për ulësenë ndonjërën nga 38 kuvendet komunale në Republikën e Kosovës, rreth 2400 prej tyre janë femra, ndërkaq rreth 4500 të tjerë janë meshkuj”, u shpreh zoti Elezi.

Zonja Halimi, eksperte në çështjet gjinore, mendon se imponimi përmes kuotave të tilla është e vetmja mundësi për të garantuar pjesëmarrje të barabartë të grave.

"Aty ku nuk ka kuotë gjinore, aty gratë janë në numër të vogël. Andaj ndoshta do të duhej që, edhepse ligji për barazi gjinore kërkon dhe e ka të rregulluar që cështja e barazisë gjinore duhet të jetë në të gjitha institucionet publike, megjithatë konsideroj që ndoshta do të duhej që të promovohet shumë ma shumë dhe të kërkohet që edhe ne qeverinë e Kosovës të përfshihej kuota gjinore, se përndryshe në qoftë se lihet në duar të vendimmarrësve dhe krerëve të partive politike e shohim që vullneti i tyre është jashtëzakonisht i ultë”, tha zonja Halimi.

Edhe në pushtetin e kaluar vetëm dy ministri udhëhiqeshin nga gratë, ndërsa vetëm 1 nga 38 komunat e Kosovws, kishte për kryetare një grua.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG