Lidhje

Uragani Maria godet ishujt e Karaibeve


Dominika, njëri prej ishujve të Karaibeve, u godit nga uragani Maria, që mori përmasat e një uragani të kategorisë 5 me mundësi për të sjellë reshje dhe përmbytje vdekjeprurëse. Kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerrit, tha se njoftimet fillestare flasin për shkatërrime në masë. Ai tha se fokusi është tek gjetja e të plagosurve dhe e të bllokuarve nga rrënojat.

Uragani Maria përfshiu ishullin Dominica, ndërsa Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se në trajektoren e tij ndodhen disa ishuj të tjerë të rajonit, ndër ta edhe Porto Riko që nuk mendohet të jetë ende i përgatitur për një furtunë të tillë.

“Nuk jemi të përgatitur për uraganin që po vjen, pasi vetëm dy javë më parë patëm një tjetër. Porto Riko nuk është gati. Do ta vuajmë. I lutemi Zotit të plotfuqishëm që të na ruajë nga dëmet e mëdha”, thotë Roberto Lewis, banor i Porto Rikos.

“Shqetësohem pasi disa njerëz në zonë ende po vuajnë pasojat e uraganit të fundit. Disa nuk kanë drita akoma”, thotë Geisha, banore e Porto Rikos.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit.

Një tjetër stuhi, stuhia tropikale Lee, po pason nga lindja urganin Maria, por nuk parashikohet nga metereologët që t’i afrohet Karaibeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG