Lidhje

Stërvitje e përbashkët Kore e Jugut-SHBA


Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kryen të martën një stërvitje të përbashkët, ndërkohë që tensionet në Gadishullin Korean mbeten të larta.

Sipas forcave amerikane në Korenë e Jugut, fjala ishte për një stërvitje të kombinuar me pjesmarrjen e armëve të ndryshme të dy vendeve.

Synimi ishte përmirësimi i aftësisë për planifikimin e përbashkët mes dy ushtrive dhe për të vepruar bashkë në një situatë emergjence, tha komanda amerikane.

Stërvitja zhvillohet në një klimë tensionesh që lidhet me programin dhe provat me raketë të Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG