Lidhje

Fleckenstein: Bisedimet me BE në 2018


Në Tiranë, relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein, tha sot se bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian mund të hapen në gjysmën e vitit të ardhshëm

Duke folur me gazetarët në përfundim të takimeve që ai pati në Tiranë me autoritete të larta shtetërore dhe drejtuesit kryesor politik të vendit, zoti Fleckenstein u shpreh se “nëse Shqipëria vazhdon në rrugën e reformave, vendimi do të mund të merret marsin e ardhshëm, që procesi të nisë më pas në qershor”.

Ai shtoi se vendi duhet të punojë shumë, siç dhe ka bërë, duke vënë fokusin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe veçanërisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi, me të cilën vetë Komisioni Europian ka kushtëzuar hapjen e bisedimeve, që prej vjeshtës së vitit të shkuar.

Zoti Fleckenstein shpjegoi se për vendin nuk ka kushte shtesë, ndërsa shtoi se Parlamenti Europian do të inkurajojë si Komisionin ashtu dhe Këshillin Europian për një vendim pozitiv për Shqipërinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG