Lidhje

Kriza në Mianmar: censura ndaj shtypit pengon të vërtetën


APTOPIX Bangladesh Myanmar Attacks
APTOPIX Bangladesh Myanmar Attacks

më tepër se 300 mijë vetë nga popullsia etnike rohingya janë dëbuar nga Myanmari perëndimor, ndërsa shtohen faktet që provojnë se atje ka patur spastrim etnik, një akuzë që qeveria e Myanmarit e mohon. Por në kushtet kur ka pak qasje dhe njoftime të pavërteta nga rajoni, shtypi po përpiqet të sigurojë të dhëna të sakta për krizën që është në rritje. Steve Sandford i Zërit të Amerikës njofton nga shteti Rahkine në Myanmarit perëndimor:

Ndërsa intensifikohen dënimi në shkallë botërore dhe akuzat për spastrim etnik nga ushtria e Mianmarit, autoritetet vazhdojnë të fajësojnë terroristët myslimanë për shkatërrimin e vendit dhe zhvendosjen e popullsisë.

Në një akt transparence, qeveria lejoi hyrjen në vend të një grupi gazetarësh, për të vizituar fshatarët hindu, të cilët thonë se ishin sulmuar nga terroristët myslimanë.

Por një kontroll tregoi se dy nga viktimat kishin pozuar në disa fotografi në mediat sociale, si “terroristë nga Bengali”.

Aktivistë të të drejtave të njeriut, që po hetojnë krizën, thonë se ajo ja ka dëmtuar besueshmërinë e qeverisë.

“Në njërën anë ata nxjerrin fotografi me hisotori të rreme dhe në anën tjetër sulmojnë grupe të të drejtave të njeriut si ne, duke na thënë se prëse nukl zhvillojmë hetime. Përse nuk dorëzoheni? Ne u themi të na lejojnë në zonat që duam për të zbuluar të vërtetën,”- thotë zyrtari për Azinë e organizatës Human Rights Watch.

Mianmari është sunduar nga një diktaturë ushtarake për më tepër se 50 vjet para fillimit të reformave dhe media lokale është mësuar me censurën.

Por tensioni i shtuar kohët e fundit, që shumë vetë e shohin si konflikt fetar, e vështirëson më tej mbledhjen e informacioneve në vendin e dominuar nga budistët.

“Në se përpiqesh të dëgjosh anëtarë të komunitetit mysliman, shihesh ndryshe nga ekstremistët arakanezë; mund të kërcënohesh edhe në se do të intervistosh rakhinët; disa njerëz duan të tregojnë të vërtetën për ngjarjen, por ata përgjohen nga fqinjët e tyre, nga policia, apo spiunët, prandaj nuk guxojnë të thonë asgjë.”- thotë një gazetar birmanez.

Për dekada me radhë, ish-junta e ka shfrytëzuar nacionalizmin si një forcë lëvizëse për t’iu kundërvënë pakicave etnike që luftojnë për autonomi të kufizuar.

Në shtetin Rakhine, murgjit, që respektohen shumë nga publiku, mendojnë se përgjegjës për krizën janë bengalezët:

“Ky është një operacion i bangalezëve, kemi të bëjmë me terrorizëm të Bengalit.”- thotë një murg.

Ndërsa rritet numri personave të zhvendosur, si në Myanmar, edhe në Bangladesh – shumë vetë shtrojnë pyrtjen në se e vërteta ka për të dalë ndonjëherë në shesh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG