Lidhje

Uragani i rrezikshëm Maria i drejtohet Republikës Domenikane


People walk next to a gas station flooded and damaged by the impact of Hurricane Maria, which hit the eastern region of the island, in Humacao, Puerto Rico, Sept. 20, 2017.
People walk next to a gas station flooded and damaged by the impact of Hurricane Maria, which hit the eastern region of the island, in Humacao, Puerto Rico, Sept. 20, 2017.

Më shumë se 11,000 njerëz ndodhen në qindra streha të ngritura në Porto Riko, ndërsa të tjerë ia dolën t’i mbijetojnë stuhisë në shtëpitë e tyre. Uragani Maria solli me vete 89 centimetra shi në disa zona.

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të enjten se Maria e "shkatërroi tërësisht" Porto Rikon dhe se ekuipazhet amerikane te emergjencës kishin nisur nga puna për rimëkëmbjen e ishullit. Zoti Trump e shpalli Porto Rikon të enjten zonë fatkeqësie natyrore dhe tha se do të vizitonte ishullin, por nuk tha se kur.

Administrata Federale e Menaxhimit të Emergjencave Brock Long, njoftoi se qeveria federale do të përpiqet të rivendosë energjinë elektrike në Porto Riko dhe në Ishujt “Virgin Islands” të Shteteve të Bashkuara, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Maria vlerësohet të jetë stuhia më e fortë që ka goditur territorin amerikan në pothuajse 90 vjet. Në zonat e goditura lëvizja është e pamundur dhe shkalla e rrezikshmërisë është e lartë.

Pritet që stuhia të largohet sot nga Porto Riko dhe qendra e uraganit të kalojë në det të hapur në veri të Republikës Domenikane, banorët e së cilës janë evakuuar.

Nuk kemi strehë në komunitetin tonë, nuk kemi strehë të sigurta. Asgjë nuk është shumë e vështirë për Zotin dhe e pamundur në këtë botë, ndaj jemi këtu", thotë Maria Reyes, një e evakuar nga Republika e Domenikane.

Të premten herët në mëngjes uragani Maria pritet t’i godasë ose t’u kalojë pranë ishujve Turks dhe Caicos. Disa njerëz po largohen, ndërsa të tjerë po përgatiten të fshihen gjetkë për t’u mbrojtur.

"Po marr të gjitha masat e nevojshme. Sapo u ktheva në ishull. Shkova në shtëpi të shihja nëse gjithçka ishte e sigurt. Më pas do të shkoj në dyqan të blej ushqime rezervë, mendoj se do të jem mirë", thotë Tory Deal - banor i Turks dhe Caicos

Uragani Maria ka lënë gjurmë shkatërrimi në pjesë të ndryshme të Karaibeve, duke vrarë të paktën nëntë persona.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG