Lidhje

Mattis: Aleancat dhe partneritetet të rëndësishme për Amerikën


Secretary of Defense Jim Mattis delivers the keynote address during the Air Force Association's Air, Space and Cyber Conference, at the Gaylord National Resort and Convention Center, in National Harbor, Maryland, Sept. 20, 2017.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se forcimi i aleancave dhe partneriteteve ndërkombëtare është një element kritik për strategjinë ushtarake amerikane. Zoti Mattis, i bëri komentet gjatë një konference pranë kryeqytetit amerikan duke shtuar se asnjë komb nuk mund të lulëzojë më vete.

Pjesë e ndërtimit të partneritetit, për të cilin foli zoti Mattis, ishte takimi me Ministren e Mbrojtjes të Australisë, Marise Payne në Pentagon.

Vendi juaj është aleat i besuar. Jeni një aleat që na tregoni ato që nevojitet të dëgjojmë dhe jo domosdoshmërisht ato që duam të dëgjojmë. Jeni vend aleat që ja vlen t’ju dëgjojmë”, tha zoti Mattis.

Dy drejtuesit e mbrojtjes riafirmuan miqësinë mes dy vendeve ndërsa zhvilluan një takim me dyer të mbyllura mbi çështjet globale, përfshi kërcënimin nga arsenali bërthamor i Koresë së Veriut.

Zoti Mattis tha se ende është një përpjekje e udhëhequr nga diplomacia, por tha se Shtetet e Bashkuara po ashtu e pranojnë realitetin e hidhur që alternativat ushtarake duhet të jenë në dizpozicion për të mbrojtur veten dhe aleatët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG