Lidhje

Avokatët: Kushner përdori emailin privat për çështje zyrtare

FILE - White House senior adviser Jared Kushner is seen at Trump National Golf Club in Bedminster, New Jersey, Aug. 11, 2017. As part of the Trump administrations's Middle East peace efforts, Kushner met with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu Thur

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka përdour një email privat për të diskutuar çështje zyrtare të administratës.

Avokati i tij, Abbe Lowell tha në një deklaratë të dielën se zoti Kushner ka marrë ose ka dërguar më pak se 100 mesazhe nga ajo adresë emaili nga janari në gusht.

"Në shumicën e rasteve bëhej fjalë për dërgim artikujsh ose komentesh politike dhe shpesh ka ndodhur kur dikush ishte iniciatori i këmbimit të mesazheve, duke i dërguar një email në adresën e tij personale në vend të asaj të Shtëpisë së Bardhë, tha avokati. Të gjitha emailet jo personale i janë dërguar më pas adresën e tij zyrtare dhe të gjitha janë ruajtur për çdo rast”.

Sipas ligjit amerikan, korrespondenca dhe dokumente të tjera të hartuara ose të marra nga presidenti, personeli i tij ose këshilltarët e tij, duhet të ruhen.

Presidenti Trump e kishte kritikuar ashpër ish-rivalen e tij në fushatën presidenciale, Hillary Clinton për përdorimin e emailit privat kur ishte Sekretare Shteti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG