Lidhje

Këcënimi bërthamor nga Korea e Veriut


Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho tha sot se SHBA i kanë shpallur luftë vendit të tij dhe se Peniani ka të drejtën të rrëzojë bombarduesit amerikanë në rajon. "E gjithë bota duhet të kujtojë qartë se ishin SHBA që i shpallën të parat luftë vendit tonë", u tha zoti Ri gazetarëve në Nju Jork.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis tha sot se nëse Koreja e Veriut vë në jetë kërcënimin për të kryer një provë të bombës me hidrogjen, kjo do të ishte një papërgjegjshmëri "tronditëse".

"Ky do të ishte një demonstrim tronditës i papërgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe stabilitetit global, ndaj mos-përhapjes së armëve", u tha sekretari Mattis gazetarëve përpara nisjes për një turne në Indi dhe Afganistan.

Të shtunën, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, tha se vendi i tij mund të kryejë një provë bombe me hidrogjen në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor.

Komentet pasojnë një varg fyerjesh dhe kërcënimesh midis udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe Presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar, gjatë sesioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG