Lidhje

Në Shtetet e Bashkuara rriten krimet e dhunshme


Përqindja e krimeve të dhunshme, përfshirë sulmet e rënda dhe vrasjen, u rrit për të dytin vit rresht në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Numri i krimeve të dhunshme që u raportuan në departamentet e policisë u rrit 4.1 për qind në vitin 2016, pasi u rrit 3.3 për qind në vitin 2015, sipas statistikave vjetore të FBI-së.

Departmenti i Drejtësisë tha në një deklaratë se ndryshimi përfaqësonte “rritjet më të mëdha në një vit përsa i takon shkallës së krimeve të dhunshme që nga viti 1991”.

Megjithatë ky nivel mbetet më i ulët sesa rekordet historike, pasi niveli i 2016-ës është 12.3 për qind më i ulët sesa ai i vitit 2007, sipas të dhënave të FBI-së.

17 mijë e 250 amerikanë u vranë vitin e kaluar, duke shënuar një rritje prej 8.6 për qind krahasuar me me një vit më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG