Lidhje

Presidenti i Malit të Zi nderon Zërin e Amerikës


Director Bennett receives honor from Montenegro President Filip Vujanovic

Drejtoresha e Zërit të Amerikës Amanda Bennett u prit të hënën mbrëma nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i cili nderoi me një mirënjohje shtetërore institucionin që ajo përfaqëson me rastin e 75-vjetorit.

Presidenti Vujanoviç vuri në dukje rolin e veçantë të Zërit të Amerikës për dëgjuesit dhe shikuesit e rajonit me informimin objektiv e të paanshëm.

“Zëri i Amerikës, - tha ai, - është media globale ku jepet informacion i balancuar dhe i besueshëm si për Malin e Zi ashtu edhe për rajonin dhe botën”.

Nga ana e saj, Drejtoresha Bennett foli për rëndësinë e mediave të paanshme dhe për rolin e tyre në shoqëritë e sotme.

“E vlerësojmë këtë mirënjohje dhe është shumë e rëndësishme që mediat të jenë të paanshme dhe të drejta në raportimet e tyre”, tha zonja Bennett.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, drejtoresha e Zërit të Amerikës u takua me përfaqësues të mediave publike dhe private, gazetarë dhe zyrtarë.

Zonja Bennett ndodhet në një turne në pesë vende të Ballkanit. Ajo ka vizituar Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi ndërsa nesër do të shkojë në Shqipëri. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Kosova.

Ajo shoqërohet në këto vizita nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor për Euroazinë në Zërin e Amerikës si dhe nga redaktorë përgjegjës të shërbimeve për vendet e Ballkanit në këtë institucion.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG