Lidhje

Trump shtrëngon rregullat e udhëtimit për disa shtete


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka hequr nga axhenda e muajit tetor shqyrtimin e kufizimit të udhëtimeve nga Presidenti Doanld Trump, pasi zoti Trump lëshoi të dielën rregulla të reja udhëtimi. E llogaritur që të përkojë me skadimin e masës së parë për kufizimin e udhëtimeve, rregullat e reja e zgjerojnë listën e vendeve të prekura.

Siç pritej gjerësisht, kufizimet e reja të udhëtimit vënë shënjestër kërcënimet nga disa vende. Në veçanti, rregullat e reja pezullojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të imigratëve dhe jo-emigrantëve nga Çadi, Libia dhe Jemeni me viza biznesi, turisti apo të dyja. Bllokon hyrjen e shtetasve iranianë, por përjashton studentët iranianë duke shtrënguar masat e kontrollit për ta. Ndalon imigrantët dhe vizitorët nga Korea e Veriut dhe Siria. Parandalon imigracionin nga qytetarët e Somalisë dhe shtrëngon masat e kontrollit për vizitorët. Sudani hiqet nga lista.

Gjatë një konference për ligjet e imigracionit në Universitetin Xhorxhtoun të hënën, ndalimi i udhitimeve ishte një temë e nxehtë. Ndërsa deklerata e Presidenti Trump thoshte se ai duhej të vepronte për të mbrojtur sigurinë e Shteteve të Bashkuara, disa kanë pikëpyetje për motivet. Arturo Sarukhan ka sherbyer si ambasador i Meksikës në Shtetet e Bashkuara.

“Në botë ka kërcënime reale dhe individë ndaj të cilëve duhet të kemi kujdes. Por problemi është se ndonjëherë probleme të tilla ndodhin në kontekst më të gjerë të prejardhjes dhe ksenofobisë. Kur ndodh kjo, ndonjëherë është e vështirë ta dallosh nëse ka prapavija të sigurisë apo konsiderata të tjera.”

Presidenti ka thënë se kufizimet do të jenë në fuqi deri sa vendet përkatëse të përmirësojë masat e kontrollit të sigurisë. Sarah Huckabee Sanders është zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

“Në bazë të kufizimeve të udhëtimit, vendet duhet të plotësojnë disa kërkesa bazë si dhe të ndajnë të dhënat. Gjatë kësaj kohe, ato vende i kanë rritur dhe përmbushur kërkesat që kanë parashtruar Shtetet e Bashkuara.”

Rregullat i nënshtrohen një rishikimi periodik nga qeveria dhe mund të sfidohen deri në Gjykatën e Lartë. Gjykata e lartë ishte e përgatitur që të dëgjonte argumentet lidhur me ligjshmërinë e urdhërit ekzekutiv të presidentit, por varianti i modifikuar mund të kërkojë që rasti të shqyrtohet fillimisht në gjykata më të ulta. Jeanne M. Atkinson është Drejtore Ekzekutive me Rrjetin Katolik të Emigracionit të Ligjshëm.

“Çdo të ndodhë në Gjykatën e Lartë tani që kufizimi i udhëtimeve ka ndryshuar? Aktualisht ka opinione që shkojnë në drejtime të ndryshme. Është një çështje komplekse për shkak të ndryshimeve në kufizimin e udhëtimeve, sepse palët e përfshira dëshirojnë largimin e tij. Është një ndalim i ri dhe duhet të shqyrtohet më vete.”

Ndërkohë, pjesa e skaduar e urdhërit të vjetër të ndalimit është rikthyer në pozitat e mëparshme dhe rregullat e reja të zgjeruara hynë në fuqi më 18 tetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG