Lidhje

Ndihmat për Puerto Rikon e shkatërruar nga uragani Maria


Administrata Trump do të heqë dorë nga kufizimet federale për transportimin e ngarkesave nga anije të huaja në Puerto Rikon e shkatërruar nga uragani Maria.

Sekretarja e shtypit në Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders e njoftoi vendimin sot në Twitter. Ajo shkruante se Presidenti Donald Trump ka “autorizuar heqjen nga Porto Riko të atij që njihet si akti Jones”. Sipas zonjës Huckabee presidenti Trump “iu përgjigj një kërkese nga guvernatori i ishullit duke thënë se vendimi i tij do të hyjë në fuqi menjëherë''.

Akti Jones është një ligj jo shumë i njohur federal i cili ndalon anijet e huaja të transportojnë mallra mes porteve amerikane.
Republikanët dhe demokratët e kanë nxitur Presidentin Trump të heqë dorë nga Akti Jones, duke thënë se kjo do të ndihmonte që ishulli i Porto Rikos të merrte furnizimet tejet të domosdoshme, më shpejt dhe me kosto më të ulët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG