Lidhje

Lufta kundër opioideve


Zonja e parë Melania Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë ekspertë dhe persona nën varësinë e opioideve për një diskutim rreth epidemisë që ka përfshirë vendin.
Gazetarët u ftuan të jenë të pranishëm në një pjesë të takimit për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me këtë problem të madh të shoqërisë amerikane.
Zonja e parë iu bashkua Presidentin Donald Trump në një konferencë për krizën e opiodeve zhvilluar muajin e kaluar në klubin e tij të golfit në New Jersey ndërsa ndodhej me pushime.
Një zëdhënëse e zonjës së parë Stephanie Grisham, tha se zonja Trump është takuar rregullisht gjatë fushatës zgjedhore presidenciale me familje, viktima të abuzimit nga medikamentet e drogat.
Ajo tha se zonja Trump dëshiron të punojë së bashku me komisionin e ngritur nga presidenti për drogat lidhur me iniciativat për parandalimin e problemit tek të rinjtë.

Muajin e kaluar Presidenti tha se do të shpallë zyrtarisht krizën opioideve një "emergjencë kombëtare", por ai ende nuk e ka bërë këtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG