Lidhje

Turqia kërkon Gulenin në këmbim të pastorit amerikan


Autoritetet në Turqi thonë se do të lirojnë pastorin amerikan Andrew Brunson, që mbahet në arrest prej gati një viti, nëse Shtetet e Bashkuara do të ekstradojnë klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të vitit të kaluar.

"Ata thonë na jepni pastorin! Ju keni një predikues atje. Na e dorëzoni dhe do të përpiqemi t’iu japim Brunsonin", tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv.

Andrew Brunson që jeton në Turqi prej 23 vitesh si dhe gruaja e tij Norine, u arrestuan në tetor 2016 për shkelje të dyshuara të statusit të emigracionit.

Bashkëshortja e tij u lirua ndërsa akuzat ndaj pastorit u forcuar duke i shtuar dhe mbështetjen e dyshuar të rrjetit të klerikut Gulen, të cilin Turqia e ka etiketuar si përfaqësues të një organizatë terroriste.

Andrew Brunson dhe bashkëshortja e tij drejtonin një kishë të krishterë në qytetin turk të Izmirit.

Gjatë vizitës së tij muajin e kaluar në Ankara Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson tha se pastori Brunson ishte "burgosur padrejtësisht".

Një dekret i gushtit të kaluar i dha fuqi presidentit Erdogan të ekstradojë të huaj në këmbim të të burgosurve turq jashtë vendit, në një "situatë që konsiderohen të nevojshme për sigurinë kombëtare ose për interesa të vendit".

Turqia në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të ekstradojnë klerikun Fetullah Gulen i cili ndodhet në Pensilvani.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG