Lidhje

Evropa në përpjekje për të mbrojtur marrëveshjen me Iranin


Arkiv

Diplomatët iranianë thonë se parashikojnë që Presidenti Donald Trump të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për veprimtaritë bërthamore të Teheranit. Ata po intensifikojnë përpjekjet e lobizmit tek qeveritë evropiane, veçanërisht ato që e kanë nënshkruar marrëveshjen, Franca, Britania dhe Gjermania, duke shpresuar që ta bindin administratën amerikane të mos heqë dorë nga marrëveshja.

Iranianët thonë se nëse Evropa dhe vendet e tjera nënshkruese, Rusia dhe Kina nuk tërhiqen nga marrëveshja dhe nuk bien dakord me rivendosjen e sanksioneve, Teherani do të vazhdojë ta respktojë marrëveshjen. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, e theksoi këtë qëndrim në një intervistë me gazetat britanike, duke paralajmëruar se nëse Evropa ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara, Irani do të rifillonte programin bërthamor në një nivel më të avancuar sesa para se të arrihej marrëveshja.

Departamenti i Shtetit pritet të deklarojë para kongresit pas dy javësh nëse Irani i ka respektuar kushtet e marrëveshjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG