Lidhje

Trump: Tillerson po "humb kohë" në përpjekjet për negociata me Phenianin


Presidenti amerikan, Donald Trump tha se i ka thënë Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson se po “humb kohë” duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e koreano-verior.

"Mos i shpërdoro energjitë Rex, do të bëjmë atë që duhet bërë!” shkruante zoti Trump të dielën në Twitter, duke iu referuar udhëheqësit koreano-verior, si “Burri i Vogël i Raketave”

Të shtunën, Departmenti amerikan i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk ka shfaqur asnjë interes për bisedime lidhur me programet e veta bërthamore dhe të raketave, pasi zoti Tillerson e pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë komunikuar direkt me Phenianin.

XS
SM
MD
LG