Lidhje

Rusi, Ambasadori i ri i SHBA paraqet letrat kredenciale


Ambasadori i ri i SHBA në Rusi Jon Huntsman i paraqiti sot letrat kredenciale Presidentit rus Vladimir Putin me një ceremoni në Kremlin.

Ish guvernatori i shtetit Utah, diplomati me përvojë, Jon Huntsman, u konfirmua si ambasador nga Senati amerikan në fund të muajit të kaluar.

Huntsman e merr postin ndërkohë që disa komisione të Kongresit amerikan dhe prokurori i posaçëm Robert Mueller po hetojnë akuzat se Rusia është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në favor të zotit Trump. Hetimet kanë të bëjnë gjithashtu me akuzat për një bashkëpunim të fshehtë mes ekipit të zotit Trump dhe Moskës.

Zoti Huntsman deklaroi në seancën e tij të konfirmimit se nuk kishte asnjë dyshim që Rusia ndërhyri gjatë fushatës së vitit 2016.

Presidenti Putin tha në ceremoninë e sotme se niveli i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA nuk mund të quhet i kënaqshëm.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se shpreson që ambasadori i ri i Presidentit Donald Trump në Rusi të mund të ndihmojë për rigjallërimin e marrëdhënieve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG