Lidhje

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë në Porto Riko


Trump

Presidenti Donald Trump tha sot se zyrtarët vendas në Porto Rico duhet t’i japin më shumë ndihmë qeverisë federale në përgjigje të shkatërrimeve të shkaktuara nga Uragani Maria, një reagim ky sfidues i Presidentit ndaj kritikave se përpjekjet në nivel federal për rimëkëmbjen e ishullit kanë qenë të ngadalta.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se "tani është e qartë se çfarë punë të madhe kemi bërë". Ai shtoi se në "nivel lokal janë ata që duhet të na japin më shumë ndihmë.”

“Në Teksas dhe Florida, tha ai, kemi marrë A-plus. Dhe mund t’ju them se kemi bërë po aq në Porto Riko, madje në një situatë shumë më të vështirë.”

Presidenti Trump në Porto Riko u takua me ekipet e ndihmave, zyrtarët vendës dhe disa prej 3.4 milionë banorët e ishullit, jetët e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga uragani Maria që, sipas fjalëve të presidentit, “e rrafshoi këtë territor amerikan.” Zyrtarët e ishullit, përfshirë guvernatorin Ricardo A. Rosello e informuan Presidentin mbi situatën në terren dhe përpjekjet për rimëkëmbjen e këtij territori amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG