Lidhje

Trump viziton Porto Rikon


Presidenti Donald Trump shkoi të martën në Porto Riko për të parë dëmet e shkaktuara nga Uragani Maria dhe për të dëgjuar banorët që vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes.

Gjatë vizitave nëpër lagjet e Porto Rikos, ai i tha një banori se guvernatori dhe kryebashkiakja “po bëjnë punë të mirë''.

Kohët e fundit, kryebashkiakja e San Huanit, Carmen Yulin Cruz, kritikoi ritmin e reagimit të qeverisë federale dhe u vu në shënjestër të kritikave nga ana e Presidentit Trump.

Vizita e presidentit përfshinte takime me të dhe me zyrtarë të tjerë vendorë. Ndërsa po largohej nga aeroporti, autokolona e presidentit hyri nëpër rrugët ku mund të shiheshin plotë pemë të rrëzuara në të dyja anët. Dëmtimet dukeshin kudo, po ashtu shtyllat e rrëzuara të energjisë elektrike.

Zyrtarët e ishullit, përfshirë guvernatorin Ricardo A. Rosello e informuan Presidentin mbi situatën në terren dhe përpjekjet për rimëkëmbjen.

Presidenti u zotua të ndihmojë Porto Rikon për t’u rimëkëmbur nga shkatërrimi që solli Uragani Maria. Ai mori në mbrojtje punën e bërë nga administrata e tij për të ndihmuar të 3.4 milion banorët e këtij territori amerikan.

Vizita e zotit Trump bëhet ndërkohë që kritikët thonë se reagimi i qeverisë federale ndaj dëmeve të fatkeqësisë ka qenë i ngadaltë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG