Lidhje

Trump riafirmon "besimin e plotë" tek Sekretari Tillerson


Presidenti Donald Trump riafirmoi "besimin e tij të plotë" tek Sekretari i Shtetit Rex Tillerson pas një njoftimi që fliste për tensione mes tyre dhe që shkaktoi bujë në media.

Ndërkaq, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit mohoi se zoti Tillerson e kishte quajtur presidentin "idiot".

Presidenti Donald Trump ngul këmbë se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson në asnjë rast nuk ka kërcënuar të japë dorëheqjen.

Ai e quajti lajm të rremë një njoftim të televizionit NBC News ku thuhej se zoti Tillerson ishte i irrituar me Presidentin Trump dhe se nënpresidenti Mike Pence i kishte kërkuar të mos largohej nga posti.

Të mërkurën, sekretari i shtetit mohoi se kishte qenë në prag të dorëheqjes në muajin korrik.

Veç kësaj, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit mohoi se zoti Tillerson e kishte quajtur presidentin "idiot" dhe tha se ai nuk e përdor këtë lloj gjuhe.

Ndërkohë, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corker shprehu mbështetje për zotin Tillerson:

"Për mendimin tim, ai është në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë. Siç edhe e kam parë në shumë raste, ai nuk merr mbështetjen që unë do të shpresoja që ai të merrte.”

Senatori Corker shprehu zhgënjim me Presidentin Trump, duke thënë se ai duhet të komentojë sa më pak të jetë e mundur publikisht rreth Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG