Lidhje

SHBA: Kongresi debaton për sigurinë kufitare


Në Komisionin e Sigurisë të Kongresit dje u zhvillua një debat lidhur me propozimin e administratës Trump për të financuar pjesë të një muri të debatueshëm në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe për punësimin e mijëra agjentëve të sigurisë kufitare. Fjala është për një fond prej miliarda dolalrësh. Por ligjvënësit demokratë thonë se ndërtimi i murit nuk është një përparësi. Ata theksojnë nevojën e vazhdimit të programit DACA, për fëmijët e imigrantëve:

Një premtim për ata që janë quajtur “ëndërrimtarët”….

“Filmi duhe të mbarojë me shprehjen: ëndërrat tuaja bëhen realitet…”- thotë senatori demokrat Graham.

….Kongresi mund ta ketë të vështirë ta ruajë këtë program. Fati i atyre që përfitojnë nga programi DACA mund të jetë i lidhur me ligjin për sigurinë kufitare, i cili do të financojë një pjesë të premtimit të Presidentit Trump gjatë fushatës….ndërtimi i një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

“Kemi kaq vite që flaim për sigurinë kufitare dhe tani më në fund kemi shanse që ta realizojmë këtë.”- thotë ligjvënësi republikan McCaul.

Por jo pa rezistencën e demokratëve…

“Zoti Kryetar, a autorizon ligji H.R.3548 ndërtimin e një muri të madh, të bukur, kufitar, që të ngrihet mbi vezullimin e ujit të detit? Sikurse e përshkroi presidenti gjatë fushatës?”- thotë ligjvënësi demokrat.

Ndërsa muri i presidentit ndoshta nuk do të mund të ngrihet kurrë në zona të thella malore dhe në shkretëtirë, një fakt që republikanët nuk e kanë pranuar kurrë…

përgjatë kufirit detar është zgjidhja më pak e efektshme dhe ndoshta më e kushtueshmja për sigurinë kufitare.”- tha ligjvënësi republikan Hurd.

Të tjerë thanë se situata në kufi është tepër serioze dhe nuk duhet injoruar.

“Unë kam të njëjtin shqetësim me presidentin, se kufiri i pasigurtë ka nxitur imigracionin e paligjshëm dhe ka lejuar kartelet e drogës, bandat, kontrabandistët, të hyjnë në vend dhe të sjellin krimin në komunitetet tona. Mendoj se është e rëndësishme të bëjmë gjithshka mundemi për të parandaluar problemet që do të na dalin nga kufiri i pasigurtë.”- tha ligjvënësi republikan Ratcliffe.

Sigurimi i kufijve përmes punësimit të një numri më të madh agjentësh për Patrullën Kufitare do të jetë diçka e kushtueshme…kjo do t’i bëjë demokratët të thonë se më shumë fonde nuk janë zgjidhje për problemin.

“A është kjo përparësi për popullin amerikan, apo për Presidentin Trump?”- pyeti një ligjvënës demokrat.

Demokratët thanë se është koha për ndryshime më të thella në sistemin e imigracionit…

“Ne duhet të bëjmë reformën e imigracionit, bazuar tek realiteti në vendin tonë.”

….Një Kongresi që i merr kohë gjetja e kompromiseve mund të detyrohet të veprojë kur të mbarojë afati për përfituesit e programit DACA-s më 5 mars.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG