Kosova përfitoi një mbështetje prej 1 milion eurosh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfshin trajnime dhe pajisje për kontroll më të fortë të kufijve. Përfaqësues të institucioneve thanë se kjo mbështetje do të lehtësojë edhe luftën kundër terrorizmit dhe krimeve ndërkufitare. Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ritheksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në forcimin e kufijve të saj. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum