Lidhje

Historia e sindikatave në Shtetet e Bashkuara


Sindikatat kanë egzistuar në Shtetet e Bashkuara që nga fundi i shekullit 19-të. Ato u krijuan për të mbrojtur punëtorët nga abuzimet në punë, pagat e padrejta dhe kushtet e pasigurta të punës. Korrespondetja e Shërbimit Serb të Zërit të Amerikës, Nikoleta Iliç, vizitoi një panair në Muzeumin Kombëtar të Historisë së Amerikës këtu në Uashington për të parë se si u zhvillua lëvizja e punonjësve amerikanë dhe në çfarë stadi gjendet sot.

Një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sindikatave amerikane ndodhi me 8 dhjetor 1886, kur Samuel Gompers krijoi Federatën Amerikane të Punës (AFL). Kuratori Peter Liebhol me Muzeumin Kombëtar të Historisë së Amerikës spjegon:

“Në Shtetet e Bashkuara, nocioni i mundësive indivuale shpesh herë ka dëmtuar fuqizimin e sindikatave. Sindikatat janë të nevojshme, ndërsa industria rritet, që punëtorët të kenë fuqi.”

Në kompanitë e mëdha me qindra mijëra punonjës, krahu i punës humbet identitetin dhe fuqinë dhe mund të flaket në rrugë, thotë zoti Liebehold.

“Duke u bashkuar, punonjësit kishin më shumë fuqi dhe mund të kontrollonin punësimin dhe heqjen nga puna, rroga më të mira dhe përfitime të tjera.”

Ishte i vështirë kapërcimi i ndarjes së punonjësve në bazë të gjinisë, kombësisë, racës dhe arsimit, thotë kuratori.

“Sindikatat e para nga fundi i viteve 1800 ishin shoqëri vëllazërore. Më vonë rrodhën sindikatat e specializuara.”

Kuratorja e muzeumit, Kathleen Franz, mendon se sindikatat, kryesisht gjatë shekullit të 20-të, ishin shumë të rëndësishme për punonjësit.

“Kryesisht për imigrantët që erdhën nga vende ku kishte sindikata si disa shtete në Evropë.”

Kjo nënkupton se individët nuk negociuan kontrata me punëdhënësit. Negociatat u bënë në grup.

“Ata mund të blenin një shtëpi të mirë, të dërgonin fëmijët në universitete dhe të jetonin ëndërrën amerikane”, thotë zonja Franz.

Kuratorja thekson se shumë amerikanë asnjëherë nuk ndiheshin rehat me sindikatat. Pas një zbehje të gjatë, roli i sindikatave ka ndryshuar. Sot, brezi i mijëvjeçarit punon një pjesë të madhe të kohës nga shtëpia.

“Është e vështirë të bashkosh një forcë pune të shpërndarë. Por brezi i mijëvjeçarit, në shumë sektorë, e ka përqafuar idenë e negociatave kolektive dhe qëndrimin sëbashku”, thotë kuratorja.

Që të dy specialistët e historisë pajtohen se sindikatat do të vazhdojnë të egzistojnë, në një formë që pritet të shihet në të ardhmen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG