Lidhje

Shtohen akuzat në skandalin seksual të producentit Weinstein


Këtu në Shtetet e Bashkuara, producenti i njohur i Hollivudit Harvey Weinstein është në qendër të një skandali seksual. Fillimisht ai u akuzua për sjellje të papërshtatshme seksuale, por këtyre akuzave tani i është shtuar edhe ajo e përdhunimit të tre gave.

Revista “The New Yorker” botoi një artikull lidhur me akuzat për përdhunim kundër Weinstein-it, i cili akuzohet për ngacmime dhe sulme seksuale ndaj 13 grave në disa dekada.

Revista “The New Yorker” shkruan se ish-punonjës të kompanive Weinstein Co. dhe Miramax kanë qenë dëshmitarë, ose i dinin abuzimet seksuale të Harvey Weinstein-it.

Pas botimit të artikullit, të hënën Weinstein-in e shkarkuan nga bordi i kompanisë Weinstein Co.

Weinstein ka kërkuar falje për sjelljen e tij, por më vonë ai tha se disa nga pretendimet në gazeta janë të rreme dhe se do të ngrinte aktpadi për shpifje ndaj tij.

XS
SM
MD
LG