Lidhje

Mogherini drejt Uashingtonit për marrëveshjen me Iranin


Bashkimi Evropian do të dërgojë diplomaten e lartë Federica Mogherini në Uashington për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore të Iranit, të cilën Presidenti amerikan Donald Trump nuk e çertifikoi.

Takimi sot i ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg i bëri jehonë shqetësimeve të udhëheqësve ndërkombëtarë mbi vendimin e zotit Trump për të mos çertifikuar respektimin e marrëveshjes nga Irani.

Në njoftimin e tij të së premtes për të mos çertifikuar marrëveshjen bërthamore, presidenti Trump e la në dorë të Kongresit rivendosjen e sanksioneveekonomike që ishin në fuqi përpara se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina të arrinin marrëveshjen e vitit 2015 me Iranin.

"Është e qartë se ministrat janë të shqetësuar për faktin se mesazhet lidhur me marrëveshjen mund të ndikojnë negativisht në mundësinë e hapjes së negociatave ose qoftë dhe të hapësirës për negociata me Korenë e Veriut", u tha zonja Mogherini gazetarëve pas takimit të 28 ministrave të jashtëm të BE-së.

Asnjë nga pesë shtetet apo dhe BE-ja që kanë nënshkruar marrëveshjen me Iranin nuk janë pajtuar me qëndrimin e zotit Trump.

XS
SM
MD
LG