Lidhje

Iraku kërkon anulimin e referendumit të kurdëve


Iran Iraq
Iran Iraq

Kryeministri irakian Haider al-Abadi sot e hodhi poshtë një ofertë të udhëheqësve kurdë për të ngrirë rezultatet e referendumit të pavarësisë dhe të nisë dialogun me qeverinë qendrore në Bagdad, me qëllim që të parandalohet dhuna e mëtejshme mes palëve.

Zoti Abadi, i cili sot shkoi për një vizitë në Iran, deklaroi se qeveria e tij do të pranojë vetëm anulimin e referendumit dhe respektimin e kushtetutës.

Votuesit në referendumin e shtatorit mbështetën me shumicë dërrmuese paravësinë e rajonit verior të Kurdistanit.

Zoti Abadi e cilësoi votimin të paligjshëm, dhe si reagim dërgoi fiorcat e tij për rimarrjen e kontrollit të rajoneve të debatueshme që kanë qenë nën kontrollin e kurdëve, përfshirë qytetin e Kirkukut.

Përveç ngrirjes së rezulatit të referendumit, kurdët po ashtu bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake në rajonin e tyre në Irakun verior.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG