Lidhje

Media, juria federale miraton akuzat e para në hetimin për ndërhyrjen ruse


FILE - Special counsel Robert Mueller departs after a closed-door meeting with members of the Senate Judiciary Committee about Russian meddling in the election and possible connection to the Trump campaign, at the Capitol in Washington, June 21, 2017.

Sipas mediave kryesore amerikane, një juri federale amerikane ka miratuar akuzat e para lidhur me një hetim për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Veprimi i jurisë, që rezulton nga hetimi i drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, u njoftua fillimisht nga rrjeti CNN të premten në mbrëmje. Rrjeti citoi burime të kenë thënë se kushdo që po akuzohet mund të arrestohet qysh të hënën. Akuzat e sakta janë të paqarta.

Reuters, Wall Street Journal dhe NBC News kanë njoftuar lajme të ngjashme. Të gjitha njoftimet citojnë burime të paidentifikuara.

Presidenti Donald Trump vizitoi sot Klubin e Golfit Kombëtar në Sterling të Virxhinias. Tre njoftimet e tij në Twitter deri tani gjatë ditës nuk i referohen këtyre njoftimeve.

Të premten në mbrëmje, presidenti postoi një mesazh në median sociale të lidhur me një artikull të gazetës On New York Post me titull: Si Ekipi i Hillary-it luajti me shtypin për Rusinë.

Rrjeti CNN tha se avokatët që punojnë me ekipin e zotit Mueller u pane të hynin në një gjykatë federale në Uashington DC të premten ku juria takohet për të dëgjuar dëshmitë.

Mueller ka mbajtur të fshehtë deri tani informacionet për hetimin.

Ai u emërua si prokuror i posaçëm në maj, pak pas pushimit nga puna të drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey, për të hetuar pretendimet se fushata Trump kishte bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë për të fituar zgjedhjet. Ai po ekzaminon gjithashtu mundësinë që presidenti të jetë përpjekur të ndërhyjë në hetimin për Rusinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG