Lidhje

Policia në Mogadishu i jep fund rrethimit të hotelit


Policia somaleze tha të dielën se i dha fund rrethimit të një hoteli në kryeqytet nga militantët islamikë.

Zyrtarët thonë se të paktën 23 vetë u vranë në sulmin ndaj hotelit popullor Nasa Hablod në Mogadishu. Dhjetëra të tjerë u plagosën në shpërthim.

Militantët hynë në hotel të shtunën, pas një shpërthimi me bomba të portës së hotelit.

Policia thotë se ata kanë kapur dy nga sulmuesit dhe kanë vrarë dy të tjerë.

Grupi militant al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin në hotel.

Kishte një shpërthim tjetër me bombë të shtunën në afërsi të ish ndërtesës së parlamentit. Dëmet e shkaktuara nga ai shpërthim nuk janë ende të qartë.

Shpërthimet vijnë pikërisht dy javë pasi një shpërthim i madh me kamioni vrau të paktën 358 vetë në një kryqëzim të ngarkuar në Mogadishu.

Qeveria e Somalisë fajësoi grupin militant Al-Shabab për sulmin e 14 tetorit, edhe pse grupi militant nuk ka marrë përgjegjësinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG