Lidhje

Porto Riko kërkon anulimin e kontratës për rimparimin e nënstacionit elektrik


Guvernatori i Porto Rikos, territorit amerikan që pësoi shkatërrime të mëdha nga një uragan një muaj më parë, ka bërë thirrje për anulim të menjëhershëm të një kontrate për rivendosjen e energjisë elektrike në ishull, ndërsa shtohen pikëpyetjet rreth kompanisë së vogël që iu dha kontrata.

Guvernatori Ricardo Rossello tha se bordi i kompanisë elektrike të ishullit duhet të shfuqizojë marrëveshjen prej 300 milion dollarësh me “Whitefish Energy Holdings”,një kompani riparimesh në shtetin Montana, edhe pse disa ditë më parë ai i doli në mbrojtje kontratës në fjalë. Territori ishull i dha kontratën kompanisë nga Montana pa një proces normal tenderimi publi,k çfarë do të mundësonte edhe kompani të tjera të bënin ofertat e tyre për punën që duhet kryer.

Guvernatori tha se kontrata me kompaninë nga Montana ka tërhequr vëmendjen pasi kritikë nga industria e energjisë elektrike, Kongresi dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencavengritën pyetje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG