Lidhje

Bengazi, militanti libian mund të gjykohet në SHBA


Autoritetet amerikane pritet të sjellin për një gjykim të mundëshëm në SHBA, militantin e dyshuar të jetë përfshirë në sulmin vdekjeprurës të vitit 2012 në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Presidenti Trump tha në një deklarate se ai autorizoi misionin e Forcave Speciale për kapjen e Mustafa al-Imamit në Misrata, të bregut verior të Libisë.

Si pasojë e sulmit të 11 shtatorit 2012 në selinë diplomatike amerikane në Bengazi nga militantët islamikë, u vranë ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Pavarësisht seancave dëgjimore dhe hetimeve të udhëhequra nga republikanët, nuk u dhanë prova për sjellje jo ligjore, apo neglizhencë të qëllimshme nga ana e Hillary Clintonit, atëherë në detyrën e Sekretares së Shtetit, apo nga Departamenti i Shtetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG