Lidhje

Akuza të mundshme ndaj ish udhëheqësit të Katalonjës


Gjykata e Lartë e Spanjës i kërkoi presidentit të shkarkuar të Katalonjës Carles Puigdemont të paraqitet në gjykatë të enjten në mëngjes.

Prokurorët spanjollë njoftuan planet për të ngritur akuza për rebelim, dhe përvetësim kundër zotit Puigdemont dhe kolegëve të tij të cilët janë momentalisht në Bruksel “për qëllime sigurie dhe lirie”.

Puigdemont tha të martën se ai nuk do të kërkojë azil politik në Belgjikë. Ai dhe 13 anëtarë të tjerë të administratës së shpërbërë janë thirrur për t’u paraqitur në gjykatë në orën 9 të enjten.

Kryeprokurori Jose Manuel Maza tha të hënën se do të kërkojë të ngrejë akuza kundër udhëheqësve të Katalonjës që drejtuan një lëvizje për t’u shkëputur nga Spanja. Është në dorë të gjykatës të vendosë në se do të ngrejë akuza, që mund të çojnë në burgim deri në 30 vjet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG