Lidhje

Pentagoni: Ndërhyrja tokësore e vetmja mënyrë për të shkatërruar arsenalin bërthamor të Phenianit


E vetmja mënyrë për Shtetet e Bashkuara që të zbulojnë tërësisht arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ta shkatërrojnë atë është përmes ndërhyrjes tokësore, thuhet në një letër që Pentagoni i ka dërguar Kongresit.

Ligjvënësit amerikanë kishin kërkuar të dhëna mbi anën logjistike dhe koston njerëzore të çdo konflikti me Korenë e Veriut.Letra nga Admirali Michael J.Dummont thoshte për ligjvënësit se një sesion i feshtë “do të ishte vendi më i mirë për të diskutuar në hollësi aftësitë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të kundërshtuar afëtisët e Koresë së Veriut për të reaguar me armë bërthamore dhe eleminuar armët bërthamore të Phenianit që gjenden në objekte të thella nëntokësore.” Kërkesa ishte bërë nga anëtarët demokratë të kongresit Ted Lieu i Kalifornisë dhe Ruben Gallego i Arizonës.

Të shtunën, 15 ligjvënës demokratë dhe një republikanë lëshuan një deklaratë në përgjigje të letrës së zotit Dumont, po ashtu të lëshuar të shtunën, që thoshte se masat e nevojshme për të shkatërruar arsenalin e Phenianit i kishin gjetur “thellësisht shqetësuese” ndërsa i bënë thirrje Presidentit Donald Trump që të ndalonte vërejtjet kalorsiake reth situatës së tensionuar në Korenë e Veriut.

Ligjvënësi Lieu tha për gazetën “The Washington Post” se “është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se si do të dukej një luftë me një fuqi bërthamore”.

Ai tha se prej rreth 300 mijë njerëzve që mund të vriteshin në ditët e para, më shumë se 100 mijë do të ishin amerikanë. Demokrati Gallego tha se ligjvënësit “duan të sigurohen për transparencë të plotë dhe të dhëna të për publikun rreth asaj që mund të ndodhë nëse udhëheqësit civilë bëjnë përllogaritje të gabuara.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG