Lidhje

Moskë, arrestohen qindra protestues


Qindra protestues u arrestuan në Moskë të dielën gjatë një demostrate kundër presidentit rus Vladimir Putin që përkonte me festën e Ditës Kombëtare të Unitetit.

Sipas OVD-Info, që vëzhgon shtypjen e protestave, 360 njerëz u arrestuan në mbarë Rusinë deri në orën 5 të mbrëmjes të dielën. Policia në Moskë njoftoi për 260 të arresuar në kryeqytet. Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se shumë protestues në Moskë mbanin armë të ftohta.

Protestuesit në demostrata të tjera besohet të jenë të lidhur me politikanin nacionalist dhe kritik ndaj Kremlinit, Vyacheslav Maltsev dhe lëvizjes “Përgatitja e Artilerisë” – një grup i shpallur si ekstremist dhe i ndaluar në Rusi.

I vetë-mërguari Maltsev postoi në YouTube se këtë fundjavë Rusia është gati për “revolucion”.Në vitin 2005 zoti Putin e deklaroi 4 nëntorin si “Ditën e Unitetit Kombëtar” për të shënuar fitoren e Rusisë ndaj Polonisë në vitin 1612.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG