Lidhje

Koalicioni saudit mbyll portet e Jemenit


Koalicioni nën drejtimin e Arabisë Saudite që lufton me rebelët huthi në Jemen thotë se po e mbyll përkohësisht kufirin tokësor, detar dhe ajror të Jemenit, ndërsa e ka akuzuar përsëri Iranin si ideator të sulmit me raketë në Rijad.

Në një deklaratë të koalicionit të publikuar sot nga agjencia shtetërore SPA e Arabisë Saudite, thuhet se mbyllja e kufirit ishte bërë me synimin që të përmirësoheshin procedurat e tanishme të inspektimit, që i lejojnë raketat balistike dhe pajsije të tjera ushtarake të arrijnë tek huthit dhe që të lehtësohet hyrja e grupeve humanitare.

Arabia Saudite e ka akuzuar vazhdimisht Iranin për furnizimin e rebelëve në luftën e tyre kundër qeverisë së Jemenit të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Irani ka mohuar se i furnizon me armë huthit.

Arabia Saudite të shtunën interceptoi një raketë balistike të hedhur nga Jemeni, që kishte si objektiv Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në verilindje të Rijadit. Luftëtarët huthi morën përgjegjësinë, duke thënë se raketa ishte hedhur si përgjigje ndaj bombardimeve që kanë vrarë civilët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG