Lidhje

Greqi, goditet rrjeti që fallsifikonte pasaportat e imigrantëve


Policia greke tha se arrestoi 11 shtetas shqiptarë në kryeqytetin grek Athinë të cilët akuzohen si pjesë e një grupi kriminal prej 20 personash që trafikonte emigrantë të paligjshëm përmes përgatitjes së dokumenteve të fallsikuara.

Sipas policisë greke operacioni u krye prej 31 tetorit deri më 1 nëntor në bashkëpunim me Interpolin. Sipas autoriteteve greke u zbuluan 4 laboratorë të fallsifikimit të dokumenteve me pajisje dixhitale.

Policia greke tha se një pjesë e dokumenteve u shitej shtetasve shqiptarë që udhëtonin drejt vendeve të tjera, kundrejt shumave që varionin nga lloji i dokumenteve.

Sipas hetimeve të policisë greke organizata kishte dërguar në Gjermani të paktën 250 shtetas, ndërsa 45 shqiptarë të tjerë ishin dërguar në Angli. Hetimet sipas policisë greke po shtrihen edhe në pistën e luftës kundër terrorizmit, pasi autoritetet nuk përjashtojnë edhe mundësinë që organizata të ketë furnizuar me dokumente të fallsifikuara të dyshuar për terrorizëm.

Zëdhënësja e policsë greke Joana Rotziku tha se ishin sekuestruar qindra dokumente, vula të fallsifikuara dhe pajisje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG