Lidhje

Autoriteti i presidentit për përdorimin e armëve bërthamore


Kryetari i komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan Bob Corker njoftoi se javën e ardhshme do të mbajë një seancë dëgjimore mbi "autoritetin që gëzon presidenti për përdorimin e armëve bërthamore".

Sipas zotit Corker seanca është pjesë e shqyrtimit të Senatit lidhur me "autoritetin dhe procesin për përdorimin e armëve bërthamore të SHBA".

Debati rreth asaj se kush duhet të ketë fuqinë për të autorizuar përdorimin e armëve bërthamore u rindez në Kongres pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi në gusht se Koreja e Veriut mund të përballej me "zjarr dhe furi sikurse bota nuk kishte parë ndonjëherë”, nëse do të vazhdonte përparimin me programin e saj bërthamor.

Senatori Corker, i cili ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2018, është përplasur publikisht me presidentin Trump disa herë gjatë muajit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG