Lidhje

Në Kolumbi kapet një sasi e madhe droge


Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos njoftoi se kohët e fundit policia ka sekuestruar 12 tonë kokainë, me vlerën e 300 milionë dollarëve. Kjo është sasia më e madhe e drogës së kapur ndonjëherë në këtë vend të Amerikës Jugore:

Duke mbajtur në duar një pako me kokainë, presidenti Santos tha se kjo ishte sasia më e madhe e drogës e kapur në Kolumbi:

"Kjo kile me kokainë këtu ka vlerën e 1 mijë e 500 dollarëve. Kur shitet në tregun e Shteteve të Bashkuara çmimi shkon deri në 30 mijë dollarë. Në se e shumëzojmë këtë kilogram me rreth 12 tonët e kokainës së konfiskuar, do të thotë se ato kanë vlerën e 360 milionë dollarëve. Kurrë më parë nuk kemi kapur një sasi kaq të madhe droge.”- tha presidenti kolumbian.

Presidenti Santos thotë se kokaina që u gjet e fshehur nën tokë në fermat kolumbiane ka lidhje me Dairo Antonio Uusugan, të njohur gjithashtu si "Otoniel". Ai është identifikuar si udhëheqësi i Klanit të Gjirit, rrjeti më i madh i trafikimit të drogës së Kolumbisë.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen, ose vrasjen e tij.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Shtëpia e Bardhë thonë se prodhimi i kokainës në Kolumbi është rritur së tepërmi gjatë vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG