Lidhje

Ajazi propozohet ambasador i Shqipërisë në Nato


Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i propozoi sot presidentit Ilir Meta, emërimin e ish kreut të shërbimeve sekrete Visho Ajazi në detyrën e ambasadorit në Nato. Zoti Ajazi dha dorëheqjen dy javë më parë, për arsye të cilat nuk janë bërë ende publike. Opozita foli për trysni nga ana e qeverisë mbi shërbimet sekrete për shkak të raporteve që ato kishin hartuar mbi përfshirjen, sipas saj, të zyrtarëve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikun e marijuanës.

Në krye të drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kryeministri ka propozuar nëndrejtorin Helidon Bendo, por emërimi i tij nuk është dekretuar ende nga presidenti Meta.

Zoti Ajazi qëndroi 5 vjet në krye të shërbimit sekret shqiptar. Ai e mori detyrën në gushtin e vitit 2012, pas shkarkimit nga detyra të Bahri Shaqirit, me anë të një dekreti të Presidentit të porsaemëruar Bujar Nishani. Një lëvizje e cila u kritikua nga Partia socialiste, në atë kohë në opozitë, për shkak të lidhjeve që sipas saj, zoti Ajazi kishte me të djathtën në pushtet. Në fillim të viteve ’90 zoti Ajazi kishte punuar si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe, ndërsa në momentin e emërimit ai kryente detyrën e zëvendës ministrit të Tekonologjisë dhe Inovacionit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG