Lidhje

Kavajë, tjetërsuan tokën në bregdet, pranga për 9 ish zyrtarë


Në Shqipëri 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë lokalë të Kavajës janë arrestuar e ndaluar ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim pasi dyshohet se kanë tjetërsuar një sipërfaqe prej 36 hektarësh pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke e kaluar në pronësi të disa personave përmes falsifikimit të dokumentave.

Në listën e prokurorisë figuron ish kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, i shpallur në kërkim, Drejtori i Aluiznit të Kavajës Altin Çoba, ish Drejtori i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Kavajë Enever Duqi, dhe ky i shpallur në kërkim, ish kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokave Agron Xhelezi dhe zyrtarë të tjerë të zyrës së hipotekave dhe komunës së Kryevidhit në Kavajë.

Sipas Prokurorisë, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar përmes falsifikimit të dokumentave zërin kadastral të sipërfaqes në bregdet nga “ranishte” në “tokë arë”, për të justifikuar kështu ndarjen e saj disa personave të cilët do të duhej më pas të bënin shitjen e menjëhershme të saj. Prokuroria shpjegon se “e vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, në Korrik 2017 u ndërhy duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG