Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Abuzimi me opioide ka kosto të rëndë ekonomike


Sipas një raporti të fundit të Shtëpisë së Bardhë, abuzimet me opiodited i kanë kushtuar ekonomisë amerikane mbi 500 miliardë dollarë në vitin 2015. Kjo shifër përbën 2.8 për qind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm bruto.

Në raport thuhet se kriza e opiodive është keqësuar dhe në 10 vitet e fundit e numri vdekjeve nga mbidoza është dyfishuar.

Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vitin e kaluar, më tepër se 64,000 amerikanë humbën jetën nga mbidoza e drogave. 20 mijë prej tyre kishin marrë mbidoza të opioideve, ilaçe kundër dhimbjeve me përmbajtje narkotike, që krijojnë varësi.

Muajin e kaluar Presidenti Trump e udhëzoi Departamentin amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ta shpallë përdorimin e opioideve një urgjencë 90-ditore të shëndetit publik por ai nuk e cilësoi epideminë urgjencë kombëtare dhe nuk i kërkoi Kongresit fonde shtesë për luftën kundër tyre.

Kritikët, në mesin e tyre edhe ligjvënës demokratë, thanë se vendimi i Presidentit nuk do të kishte kuptim në se nuk do të caktoheshion fonde shtesë për luftën kundër opioideve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG