Lidhje

Mandati i Llallës, Opdat dhe Euralius: Nuk zgjatet


Në Shqipëri, misionet amerikane dhe europiane të ndihmës juridike, OPDAT dhe EURALIUS, kanë dhënë rekomandimet mbi mënyrën se si duhet vepruar për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, mandati zotit Llalla nuk mund të zgjatet dhe në vend të tij zgjidhet një Prokuror me funksione të përkohshme, dhe se për votimin e tij mjafton shumica e thjeshtë në parlament.

Debat mbi mandatin e kryeprokurorit Llalla
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Përfundimi në fillim të muajit dhjetor i mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Lalla, ka zgjuar debate rreth drejtimit të ardhshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, për shkak se ndryshimet e parashikuara në kuadër të Reformës në Drejtësi nuk mund të zbatohen ende. Sipas këtyre ndryshimeve, Prokurori i Përgjithshëm duhet të propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, institucion i cili si dhe shumë të tjerë është peng i ecurisë së procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tensioni i lartë politik, si dhe hetimi i hapur ndaj ish ministrit Saimir Tahiri, i shtuan ngjyra të tjera debatit dhe dilemave mes zgjatjes apo jo të mandatit të zotit Llala.

Komisioni parlamentar i Ligjeve i drejtoi një kërkesë misionit amerikan OPDAT dhe atij europain EURALIUS, ekspertët e të cilëve luajtën një rol të dorës së parë dhe gjatë procesit të reformës. Në arsyetimin e këtyre të fundit, hidhet poshtë kategorikisht hipoteza e një zgjatjeje të mandatit të kryeprokurorit aktual. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë “nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm”, saktësohet në përfundimet e tyre.

Ekspertët ndërkombëtarë i referohen dispozitave kalimtare të cilat parashikojnë se “në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të caktohen me vendim të Asamblesë përkohësisht nga një nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëve që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e parashikuara në një tjetër kapitull të ligjit.

Së dyti, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo dispozitë bën të qartë se në periudhën kalimtare nuk do të ketë prokuror të përgjithshëm, por vetëm një kandidat kalimtar, të cilit i caktohet funksioni i Prokurorit të Përgjithshëm (Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm).

Ekspertët shpjegojnë dhe mënyrën se si duhet të votohet drejtuesi I Përkohshëm, përsa kohë kuadri ligjor kalimtar nuk e parashikon. Ligji, sipas tyre “vetëm e cakton këtë pushtet në një vendim të Kuvendit. Për vendimet e Kuvendit zbatohen Rregulloret e Punës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Për pasojë ai do të duhet të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, nënvizojnë ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIUS-it.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG