Lidhje

Arrestimi i oligarkut rus, Kremlini zotohet ta mbrojë


FILE - Russian billionaire Suleiman Kerimov, then-Anzhi Makhachkala's owner, watches the Europa League soccer match between Anzhi Makhachkala and AZ Alkmaar at Lokomotiv stadium in Moscow, Russia, Aug. 23, 2012.

Autoritetet ruse njoftuan të mërkurën se do të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur biznesmenin miliarder dhe anëtarin e Dhomës së Sipërme të parlamentit rus, Suleiman Kerimov, i cili u arrestua të hënën në Francë për shmangie nga taksat.

Një prokuror në Nisë tha të mërkurën se Suleiman Kerimov do të paraqitej në gjykatë në mënyrë që ndaj tij të niste zyrtarisht procesi i hetimit, që në shumicën e rasteve rezulton në gjyq.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve se: "do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme".

Një burim nga gjykata franceze tha se zoti Kerimov përballet me akuza për blerjen e disa shtëpive luksoze në rivierën franceze duke përdorur disa kompani të regjistruara por jo operuese, gjë që do t'i mundësonin atij të ulte detyrimet tatimore ndaj shtetit francez.

Arrestimi i Kemirovit nxiti zemërimin e anëtarëve të parlamentit rus, të cilët miratuan një rezolutë që denonconte veprimin si shkelje të Konventës së Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Sipas stacionit televiziv rus “Rossiya 24” që i referohej një burimi të paidentifikuar, biznesmeni miliarder ishte deklaruar i pafajshëm.

Familja e zotit Kerimov kontrollon prodhuesin më të madh të arit në Rusi “Polyus-in”. Miliarderi 51-vjeçar e ndërtoi minierën gjatë privatizimeve që pasuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, përmes borxheve dhe lidhjeve politike.

Revista Forbes e ka renditur Suleiman Kerimovin si personin e 21-të më të pasur në Rusi, me një vlerë neto prej rreth 6.7 miliardë dollarësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG