Lidhje

Australi, arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm


Policia australiane arrestoi një person i cili akuzohet se kishte planifikuar të gjuante me armë automatike në një shesh të mbushur me njerëz në një nga lagjet e njohura të Melburnit, në prag të Vitit të Ri.

20 vjeçari i lindur në Australi, por me prindër somalezë pritet të paraqitet sot ose nesër për herë të parë përpara gjykatës nën akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist.

Policia kundër terrorizmit e kishte nën monitorim 20 vjeçarin, një ekstremist i njohur dhe simpatizant i grupit të Shtetit Islamik. Arrestimi i tij ndodhi ndërsa ai ishte takuar me disa persona, në një përpjekje për të blerë një armë automatike.

Australia ka ligje të rrepta lidhur me armët dhe nuk lejon përdorimin privat të tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG