Ivanka Trump hapi samitin e këtij viti të “Sipërmarrjes Botërore” që zhvillohet në Hiderabad të Indisë, me thirrjen drejtuar këtij vendi që të mbushë boshllëkun gjinor në tregun e punës.
Ajo tha të martën se "gratë ende përballen me pengesa të mëdha për të nisur, zotëruar dhe rritur bizneset e tyre. Ne duhet të sigurojmë që gratë sipërmarrëse të kenë qasje në kapital dhe në rrjete".
Në hapje të konferencës mori pjesë edhe Kryeministri i Idisë Narendra Modi, një këshilltar jo zyrtar i presidentit Donald Trump. Konferenca këtë vit titullohet "Gratë të parat, prosperitet për të gjithë".
Takimi, një organizim i përbashkët i SHBA-së dhe Indisë, vjen kur dy vendet duket se se po punojnë për të forcuar lidhjet.
Në samit gratë përfaqësojnë 52 për qind të pjesëmarrësve. Dhjetë vende, përfshirë Afganistanin dhe Arabinë Saudite, janë përfaqësuar vetëm me gra.
Ivanka Trump, që kryeson delegacionin amerikan në konferencë tha: "Dua të duartrokas këtu në Indi kryeministrin Modi për besimin e tij të vendosur se përparimi i njerëzimit është i paplotë pa fuqizimin e grave".
Facebook Forum