Lidhje

Zjarret kërcënojnë disa zona të Kalifornisë Jugore


Erërat e fuqishme po ndihmojnë në përhapjen e zjarreve në Kaliforni, që i kanë detyruar autoritetet amerikane të urdhërojnë evakuimin e 8 mijë banesave.

Zjarri ka përfshirë disktriktin Ventura, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit. Zyrtarët thanë sot se flakët kanë përfshirë 11,000 hektarë dhe se po përhapen me shpejtësi.

Pritet që erërat e fuqishme të vazhdojnë për disa ditë dhe shefi i zjarrfikësve tha se 500 zjarrfikës janë duke u përpjekur të mbrojnë ndërtesat nga zjarri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG