Lidhje

Festa e Krishtlindjes në Ballkan


Mijëra besimtarë të krishterë festuan sot Krishtlindjen, një nga ditët më të rëndësishme të fesë së tyre. Ata u mblodhën në mesnatë dhe herët në mëngjes pranë kishave e katedraleve për të uruar njëri - tjetrin.

Krishlindjet në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:37 0:00

Edhe në,Shkodër, në Katedralen e Shën Shtjefnit, u mbajt mesha tradicionale e krishtlindjeve, ku meshtarët katolikë përcollën mesazhe paqeje dhe solidariteti me njerëzit e varfër dhe në nevoje. Shkodra është qyteti ku, në nëtor të vitit 1990, u mbajt mesha e parë në Shqipëri pas një periudhe të gjatë të persekutimit komunist ndaj klerit dhe besimeve fetare.

Krishlindjet në Shkodër
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Në Kosovë, po kremtohen Krishtlindjet me urimet për mbarësi, paqe e mirëkuptim ndërmjet njerëzve. Përfaqësues fetar e politikë kanë përgëzuar besimtarët katolik ndërsa mesha kryesore është mbajtur në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Krishlindjet në Prishtinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Festa e shenjtë e Krishtlindjes u festua nëpër të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Duke u lutur për paqe dhe qetësi, dashuri dhe gëzim, besimtarët kanë kryer ritet fetare në një atmosferë të bukur dhe tejet festive.

Krishlindjet në Ulqin
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG