Lidhje

Incident mes flotës britanike dhe një luftanije ruse


Flota britanike njoftoi se njëra nga fregatat e saj shoqëroi dje një luftanije ruse pranë ujërave kombëtare.

Ministria e mbrojtjes publikoi imazhet e incidentit dhe konfirmoi se e kishte ndjekur anijen ruse ndërsa ajo lëvizte përmes Detit të Veriut.

Ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson, tha në një deklaratë se ai “nuk do të hezitonte të mbronte ujërat e vendit dhe nuk do të toleronte asnjë formë agresioni.”

Përpara këtij incidenti, marina britanike shoqëroi një anije ruse të zbulimit përmes Detit të Veriut dhe La Manshit në prag të Krishtlindjes ndërkohë që një helikopter monitoronte dy anije të tjera ruse.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Britanisë janë të tendosura.

Gjatë një vizite në Moskë javën e shkuar, ministri i jashtëm britanik Boris Xhonson i akuzoi rusët gjatë një konference të tensionuar shtypi për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Homologu i tij rus Sergei Lavrov tha se akuzat nuk mbështeteshin me prova.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG