Lidhje

Vankuver: 20 vende pajtohen për të shtuar presionin ndaj Phenianit


Ministrat e jashtëm nga njëzet vende që po takohen në Vankuver të Kanadasë, kanë rënë dakord për të shtuar presionin ndaj Koresë së Veriut dhe të bëjnë më shumë për të siguruar që sanksionet të ndikojnë, që Pheniani të braktisë programin e armëve bërthamore. Kina dhe Rusia, të akuzuara nga Uashingtoni dhe vende të tjera se nuk kanë bërë mjaft për të ndaluar Phenianin që të ndjekë ambicjet bërthamore, nuk ishin ftuar në takim. Kryediplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera, paralajmëruan botën që të mos tregohet naive lidhur me synimet e Koresë së Veriut, madje edhe kur dy Koretë janë angazhuar në bisedime.

Një alarm i gabuar shkaktoi panik në Havaji, një kujtesë therëse e frikës ndaj agresionit bërthamor koreanoverior. Kryediplomatët nga 20 vende po dërgojnë një mesazh të përbashkët, se një Phenian me armë bërthamore nuk është i pranueshëm.

“Diskutuam mbi mënyra për të shtuar më tej presionin ndaj Koresë së Veriut, përmes pajtueshmërisë dhe zbatimit më efikas të sanksioneve. Vendet dolën me propozime se si do të realizohet kjo. Ramë dakord per nevojën që shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, si Kina dhe Rusia, të zbatojnë sanksionet, kjo është thelbësore për suksesin në zbatimin e tyre. Diskutuam mbi rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar shmangien e sanksioneve”, tha kryedimplomati amerikan Rex Tillerson

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, paralajmëroi botën që të mos mashtrohet nga Koreja e Veriut.

“E mirëpresim marrëveshjen e javës së shkuar mes Phenianit dhe Seulit për të zhvilluar bisedime dhe që Koreja e Veriut të marrë pjesë në Olimpiket dimërore muajin që vjen. Janë sinjale inkurajuese. Por më lejoni të jem e qartë, asnjë përparim i vërtetë nuk mund të bëhet në trajtimin e paqëndrueshmërisë në Gadishullin Korean, pa angazhimin e Phenianit për ndryshimin e kursit, dhe heqjen dorë në mënyrë të verifikueshme dhe të pakthyeshme nga të gjitha armët e shkatërrimit në masë.”

Por Koreja e Veriut po përpiqet të fitojë kohë, me synimin për të përsosur afëtësitë bërthamore, për të lehtësuar sanksionet, thotë Harry Kazianis me Qendrën për Interesin Kombëtar:

“Parashikohet që këtë vit ekonomia e Koresë së Veriut do të jetë një prej pak ekonomive që do të shënojnë rënie. Është një tregues i madh dhe sfidë e vërtetë me sanksionet e vëna. Arsyeja pse Pheniani po përballet me këtë, është se do të ketë armë bërthamore që të godasë Shtetet e Bashkuara.”

Zyrtarët amerikanë thanë se në samitin e Vankuverit u vendos edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të ndaluar kontrabandën e mallrave që zhvillon Pheniani përmes rrugëve detare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG