Lidhje

Përplasja e anijeve të marinës amerikane - oficerët përballen me akuza penale


Commander Alfredo J. Sanchez, commanding officer of U.S.S. John S. McCain, is seen in this undated handout picture obtained October 11, 2017
Commander Alfredo J. Sanchez, commanding officer of U.S.S. John S. McCain, is seen in this undated handout picture obtained October 11, 2017

Dy oficerë të lartë që drejtonin dy anije të marinës amerikane që u përplasën vitin e kaluar me anije tregtare në oqeanin Paqësor përballen me akuza penale. Incidentet shkaktuan vdekjen e 17 marinarëve.

Në një deklaratë të lëshuar nga marina të martën njoftohej se komandanti Bryce Benson i luftanijes “USS Fitzgerald” dhe komandanti Alfredo Sanchez i luftanijes “USS John S. McCain” akuzohen për vrasje të pakujdesshme, braktisje të detyrës dhe rrezikim të anijes.

Shtatë marinarë që ndodheshin në bordin e luftanijes Fitzgerald u vranë kur ajo u përplas me një anije tregëtare filipinase pranë brigjeve të Japoinisë në muajin qershor. Dy muaj më vonë, dhjetë marinarë humbën jetën kur luftanija John S. McCain u përplasën me një cisternë nafte pranë Singaporit. Dy oficerët e lartë Benson dhe Sanchez janë liruar nga detyra.

Tre oficerë të tjerë të luftanijes amerikane Fitzgerald përballen me akuza të njëjta sikurse komandanti i tyre Bruce Benson. Një oficer i rangut të ulët që ndodhej gjatë kohës së incidentit në luftanijen John S. McCain akuzohet për braktisje të detyrës.

Pritet ende të vendoset nëse oficerët do të gjykohen nga një gjykatë ushtarake.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG